Maqedoni
Presionet ndaj administratës, përplasje mes drejtuesve të Ministrisë së resorit
26.10.2016 18:10
Çdo formë e presionit, shantazhit dhe kërcënimit është vepër penale dhe duhet të paraqitet për t’u proceduar deri në Prokurorinë Publike...

Kështu u shpreh ministrja e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Marta Tomovska-Arsovska.
Ajo gjithashtu ka kërkuar nga Prokuroria Publike të tregojë nëse deri më tani është dorëzuar ndonjë ankesë apo dëshmi e një vepre penale nga personat të cilët mbledhin të dhëna mbi presionet elektorale.
“Çdo i punësuar në sektorin publik është i detyruar që në orarin e punës dhe në vendin e punës të sillet dhe veprojë profesionalisht dhe politikisht neutral, të mos kryejë propagandë të partisë dhe të mos merr pjesë në aktivitete partiake. Çdo formë e presionit dhe shantazhit është vepër penale dhe kjo duhet të raportohet për t’u ndjekur penalisht”,- deklaroi ministrja e Administratës, Marta Tomovska-Arsovska.
Ajo bën thirrje që gjatë orarit të punës të ndërpritet çdo aktivitet partiak dhe kjo, sipas saj, vlen edhe për zëvendësministrin plotësues, Aleksandar Kicarovski, që, sipas saj, gjatë orarit të punës shpërndan fletushka partiake.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kabineti i zëvendësministrit Kiçarovski. Pres-konferenca e ministres, Tomovska Arsovska, nuk kontribuon në aktivitetet për zgjedhje fer dhe demokratike, por vjen nga frika nga paraqitjet masovike në kabinetin e zëvendësministrit Kiçarovski.
Fakti që deri tani asnjë ankesë për shantazh partiak dhe presion në administratë nuk ka arritur deri te ministrja, tregon se qytetarët aspak nuk kanë besim në kuadrot partiake që VMRO-DPMNE ka caktuar të drejtojnë institucionet, thonë nga kabineti i zëvendësministrit Kiraçovski.
BESIM ABDULLAI
