Maqedoni
Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup, u mbajt ora e parë akademike
27.10.2016 09:17
Në Universitetin e ri "Nënë Tereza" në Shkup, u mbajt sot ora e parë akademike...

Ora e parë akademike u mbajt për rreth 200 studentët që janë regjistruar aktualisht, megjithëse ende vazhdon regjistrimi i studentëve të rinj.
Në këtë universitet janë hapur pesë fakultete, edhe atë Fakulteti i Shkencave Sociale, ai i Shkencave Informatike, i Shkencave Teknologjike, i Shkencave Teknike dhe Fakulteti për Ndërtimtari dhe Arkitekturë.
Universiteti i ri për mësim do t'i shfrytëzojë hapësirat e Universitetit të Europës Juglindore në Shkup, ndërsa ora e parë akademike mbahet në ndërtesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
