Botë
Disa dhjetëra persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas tërmetit në Itali
27.10.2016 09:34
Disa dhjetëra persona kanë marrë ndihmë mjekësore dje pas lëkundjeve të fuqishme në Italinë Qendrore...

Disa dhjetëra persona kanë marrë ndihmë mjekësore dje pas lëkundjeve të fuqishme në Italinë Qendrore, por tash për tash nuk ka të dhëna për të lënduar rëndë, kumtoi shefi i mbrojtjes civile Fabricio Kurçio.
"Në fund situata nuk është aq katastrofale, siç kemi menduar në fillim, duke pasur parasysh intensitetin e lëkundjeve", deklaroi ai në konferencën për shtyp në Rieti. "Disa të lënduar dhe shumë panik", sqaroi Kurçio.
Disa persona të lënduar janë dërguar me automjete ambulancash në reparte urgjente në spitalet në rajon dhe disa dhjetëra njerëz kanë shkuar vetë që të kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve ose përzierjes.
"Dua t'i falenderoj ata të cilët punojnë në shi në rajonet e prekura nga tërmeti. Gjithë Italia i përqafon fortë njerëzit, të cilët pësuan sërish", shkroi mbrëmë në Tuiter, kryeministri italian Mateo Renci.
Dy tërmete të fuqishme kanë goditur pjesën qendrore të Italisë, duke shkatërruar ndërtesa dhe duke shkaktuar panik te banorët.
Tërmeti i parë, me fuqi rej 5.5 shkallësh të Rihterit, ka goditur pranë qytetit Viss në provincën Macerata.
Ai është pasuar nga një tjetër tërmet, me magnitudë 6.1, në të njëjtën zonë.
Dy muaj më parë, një tërmet i fuqishëm ka goditur në jug të Italisë, duke vrarë 298 njerëz./mia
