Botë

Venezuelë, protesta kundër presidentit, vritet një polic

27.10.2016 09:52

Në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas, dhe shumë qytete të tjera, dhjetëra mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në demonstratat...

Në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas, dhe shumë qytete të tjera, dhjetëra mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në demonstratat kundër presidentit të vendit, Nicolas Maduro, duke u përleshur edhe me policinë.

Si pasojë e përplasjes së policisë me protestuesit në rajonin Miranda, të paktën një efektiv ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në demonstrata janë hedhur parulla me mbishkrime “Jo diktaturës! Po Demokracisë!”, ndërkohë në disa qytete protestuesit janë përleshur me forcat e policisë.