Seri tërmetesh në Itali, MPJ: nuk ka të lënduar nga Maqedonia
Natë frike e paniku në Italinë Qendrore. Prej mbrëmjes së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit...

Natë frike e paniku në Italinë Qendrore. Prej mbrëmjes së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit, mbi 60 lëkundje tërmeti kanë goditur rajonet e Marches, Umbrias e Peruxhias.
Tre lëkundjet mjaft të forta tërmeti ishin me shkallë 5.4 të Richterit, e ndjekur nga një goditje më e fuqishme prej 5.9 ballësh dhe në fund nga një dridhje tjetër e fortë në shkallën 4.6 të Rihterit. Gjithë nata ka kaluar në dridhje me intensitet më të vogël. Zyra e mbrojtjes civile informon se nuk ka viktima, por vetëm disa persona të plagosur lehtë.
Dëmet materiale janë të shumta. Ka mjaft banesa të shembura e shumë struktura të dëmtuara. Qindra persona kanë kaluar natën në tendat e improvizuara apo në makina.
Lëkundjet e tërmetit janë dëgjuar fortësisht në Romë e në të gjithë Italinë. Komunat më të dëmtuara janë Ussita, Visso, Camerino, Castel Sant’Angelo, Preci etj.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë deri tani njofton se nuk ka qytetarë të lënduar nga Maqedonia.
Njëherit, Ministria e Punëve të Jashtme fton të gjithë qytetarët të interesuar për sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë të cilët momentalisht ndodhen në Itali, të drejtohen tek Ambasada e Maqedonisë në Romë ose tek Ministria e Punëve të Jashtme.
