Maqedoni

Në Shkup dje 17 aksidente, rëndë janë lënduar dy këmbësorë

27.10.2016 11:25

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit policia e komunikacionit ka kryer kontroll në gjithsej 17 aksidente...

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit policia e komunikacionit ka kryer kontroll në gjithsej 17 aksidente, prej të cilave në dy lëndime të rënda trupore kanë marrë dy këmbësorë, në pesë më lehtë janë lënduar gjashtë persona, ndërsa në 10 në aksidente është konstatuar dëm material.
 
Ashtu siç informuan për MIA-n nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër çdoherë e më i madh i shkeljeve.
 
Janë sanksionuar dy shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, gjegjësisht nuk u kanë dhënë të drejtë kalimit të këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë dhe 21 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të pa regjistruar.
 
Janë zënë edhe 63 automjete të parkuara në mënyrë të kundrëligjëshme dhe tetë këmbësorë kanë kaluar jashtë vendkalimeve për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.
 
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 94 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit të këmbësorëve ashtu edhe atë motorik.
 
Sot me fillim në orën 17:45 në Qendrën sportive "Boris Trajkovski" në suaza të SEHA ligës do të luhet ndeshje ndërkombëtare e hendbollit mes KH Metalurg dhe KH Cele. Slloveni. Me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe pa pengesa të këtij manifestimi sportiv, policia e komunikacionit do të ndërmarrë masa adekuate për sigurimin e komunikacionit./mia