Botë

“Xhungla” po zbrazet, 200 të mitur kalojnë natën në kamp

27.10.2016 12:21

Pavarësisht vendimit të autoriteteve franceze për të zhvendosur refugjatët nga kampi “Xhungël” në Kalais, përsëri aty ndodhen qindra emigrantë...

Rreth 200 të mitur të pashoqëruar u lanë aty duke kaluar natën në kamp.

Rreth 5600 persona janë zhvendosur në qendrat e pritjes që prej të hënës, duke përfshirë edhe rreth 1500 të mitur të pashoqëruar, tha qeveria franceze.

Ekipet për prishjen e ndërtesave kanë vazhduar me pastrimin e tendave dhe çadrave ku strehoheshin refugjatët të cilët u dogjën nga refugjatët e larguar.

Vullnetarët kanë gjetur strehim për fëmijët në një magazinë, ku po trajtohen, madje duke e improvizuar edhe një shkollë brenda kampit.

Kampi është bërë një simbol i rëndësishëm i krizës së migrimit të Europës me banorët e saj të dëshpëruar për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar.

GAZMEND KURTISHI