Maqedoni

Kryetari i “Besës”, Bilall Kasami, takon ambasadorin Jazbec

27.10.2016 12:47

Kryetari I lëvizjes “Besa” Bilall Kasami, është takuar me ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec...

Kryetari I lëvizjes “Besa” Bilall Kasami, është takuar me ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec, ku është biseduar për aktualitetet politike në vend.
 
Zyrtarët e Lëvizje Besa e kanë informuar ambasadorin slloven për platformën “Ridefinimi”, si dhe përgatitjet e Lëvizjes për zgjedhje.
 
Besa me këtë rast ka shprehur mbështetje të parezervë për Prokurorinë Speciale Publike. Sipas Besës, përveç PSP-sës krijimi i një Gjykate Speciale është nevojë e patjetërsueshme. 
 
Nga Besa njoftojnë se do të vazhdojnë takimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend.