Botë

Kuvendi i Kosovës, seancë për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

27.10.2016 13:50

Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për mbrojtjen e “vlerave të luftës së UÇK-së”...

Seanca është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës pas konfirmimit të dënimit ndaj pjesëtarëve të gjykuar në rastin e njohur si “Drenica 1 dhe 2”, ku bëjnë pjesë kryesisht ish-udhëheqës të UÇK-së, përkatësisht figura politike të PDK-së.

Rasti i fundit, sipas PDK-së, “tregon një shpërfaqje të re të një qasjeje të tillë ku jo vetëm dënimi, por edhe i tërë procesi ishte një tendencë e mohimit të vlerave sublime".

Dënimi i figurave të larta të ish-UÇK-së, sipas PDK-së, po bëhet në kundërshtim me vetë standardet e drejtësisë të njohura në botë dhe ligjet e Kosovës.

Në fund të seancës është paralajmëruar miratimi i një rezolute.