Maqedoni

Zgjedhjet e dhjetorit, Georgievski i bashkëngjitet krahut të djathtë

27.10.2016 14:03

Ish-kryeministri, Ljubço Georgievski, do të hyjë në koalicion me partinë “E Djathta”...

Ai ka realizuar takime me Ljube Boshkoskin, Pavle Trajanovin dhe Jove Kekenovskin, ndërkohë që ka hedhur poshtë lajmet për ofertë nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Sipas funksionarëve të lartë të partisë VMRO-Popullore, janë krijuar grupet e punës që do të duhet të fillojnë procedurat për listat e kandidatëve, përgatitjen e programit politik dhe platformës për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje.

Përafrimin e VMRO-Popullores me Lidhjen Demokratike e konfirmon edhe Pavle Trajanovi, i cili bën të ditur se VMRO-DPMNE tenton që ta përçajë bllokun e djathtë.