Botë

Përplasjet me Rusinë, Britania gati tanket dhe avionët

27.10.2016 14:35

Pas zbulimit të raketës bërthamore nga Rusia Satan 2, një ditë më parë, që është 2 mijë herë më e fuqishme se ajo e Hiroshimas, NATO nuk ka ndejtur duarkryq...

Në përgatitjen më të madhe ushtarake në Europën Lindore që nga Lufta e Ftohtë, Britania do të bëjë gati trupa, tanke dhe avionë dhe do t’i dërgojë  në Estoni.

Gjithashtu do të dërgohen avionët RAF për të patrulluar hapësirën ajrore rumune për herë të parë. Lëvizjet janë të projektuara për të ndaluar Moskën që të kontrollojë ish-satelitët e saj të Europës Lindore, siç ka bërë me Krimenë dhe Ukrainën.

Disa shtete të NATO-s, përfshi Estoninë, janë të frikësuara se mund të jenë të radhës në listën e goditjeve të presidentit Putin.

Dhe anëtarë të tjerë, si Britania, e kanë për detyrë ligjore t’i mbrojnë ato. Përgatitja e aleancës do të shohë 800 trupa britanikë në Estoni për 6 muaj, duke filluar nga maji.

Ata do të zëvendësohen nga një tjetër komb i NATO-s për të pasur qëndrueshmëri të vazhdueshme.