Maqedoni

Ligjërata në Klinikën kardiokirurgjike për edukimin e studentëve dhe specializantëve

27.10.2016 15:04

Në Klinikën shtetërore të kardiokirurgjisë në Shkup gjatë këtyre dy ditëve do të mbahen ligjërata...

Në Klinikën shtetërore të kardiokirurgjisë në Shkup gjatë këtyre dy ditëve do të mbahen ligjërata, me të cilat synohet edukimi i lartë profesionist i studentëve dhe specializantëve nga fusha e kardiokirurgjisë.
 
Ligjëratat mbahen nga themeluesit e kardiokirurgjisë europiane dhe italiane, nga profesori, Antonio Maria Kalafiore, dhe kardiokirurgu nga Universiteti i njohur i Romës "La Sapienca", Antonio Marulo. 
 
“Kardiokirurgjia  po zhvillohet shumë mirë, mund të them se të  gjithë spektrin e operacioneve kardiokirurgjike të të rriturve e punojmë. Deri më tani kemi pasur 446 operacione, prej të cilave më shumë se 350 janë kardiokirurgjike që janë zhvilluar me sukses”,- tha kardiokirurgu, Sasho Jovev.
 
“Mendoj se për çdo shtet është e rëndësishme të ketë kardiokirurgji publike, jo vetëm për atë se kardiokirurgjia publike është e hapur për të gjithë edhe pse është e financuar nga buxheti. Rastet më të komplikuara zgjidhen pikërisht në kardiokirurgjitë publike, çdoherë duhet të jetë efikase dhe e mirëmbajtur”,- tha profesori, Antonio Maria-Kalafiore.
 
“Kjo  që e shohim këtu është qasja më e mirë për bashkimin e klinikës dhe programit universitar. Klinika universitare duhet të jetë e obligueshme për inovacione dhe shpikje për raste të rënda. Nuk duhet që në mënyrë rutinore të mirëmbahet puna standard e klinikës së kirurgjisë. Janë bërë ndryshime, por shpresojmë që kjo të vazhdojë në kontinuitet”,- theksoi kardiokirurgu nga Universiteti i njohur i Romës "La Sapienca", Antonio Marulo.
 
Ligjëratat janë rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Klinikës universitare për kardiokirurgji shtetërore, Fakultetit të Mjekësisë - Shkup dhe Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedonisë.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI