Greqi, shkatërrohet grupi i trafikantëve heroinë
27.10.2016 17:55
Policia greke shkatërroi një grup trafikantësh të lëndëve narkotike....

Policia greke shkatërroi një grup trafikantësh të lëndëve narkotike gjatë një operacioni në Selanik.
Në pranga ranë 8 grekë dhe 3 shtetas të huaj, kombësia e të cilëve nuk është bërë e ditur.
Gjatë aksionit u sekuestruan 15.8 kg heroinë, 1 mitraloz, 10 granata, 1 automatik Skorpion, 4 pistoleta, mbi 300 fishekëdhe pajisje për përpunimin dhe ambalazhimin e drogës.
Mediat greke njoftojnë se grupi kriminal e kishte qendrën në Athinë por vepronte edhe në Selanik.
