Dibër - Festivali i Teatrit Shqiptar, sonte në skenë shfaqja “Karrigia e nxehtë” nga Gjilani

27.10.2016 18:26

Në natën e tretë të Festivalit “Teatri Shqiptar” në Maqedoni...

Në natën e tretë të Festivalit “Teatri Shqiptar” në Maqedoni, me shfaqen “Jetë me qira”, të Refet Abazit, u paraqit trupa teatrore nga Gjilani me regji të  realizuar nga Ekrem Sopi.

Shfaqja “Jetë me qira” nxjerr në pah të metat e një shoqërie, ku politika përzihet në çdo pore të jetës.

Ngjarja zhvillohet në një teatër ku shfaqen problemet e një regjisori të ri për të ngritur një shfaqje, i cili përballet me aq probleme të ndryshme, saqë nga politika detyrohet të ndërrojë edhe tekstin.

Sonte në skenën e festivalit ngjitet Kompania teatrore “Shkabat”, në bashkëpunim me Teatrin kombëtar nga Prishtina, me pjesën “Karrigia e nxehtë” nga Sokol Plakolli, i cili ka realizuar edhe regjinë e shfaqjes. (Atli Dema, TVM2)