Zgjedhjet e dhjetorit, BDI i fillon takimet me partitë e tjera
Kanë filluar takimet e para të BDI-së me koordinatorët e partive politike...

Kanë filluar takimet e para të BDI-së me koordinatorët e partive politike në prag të fushatës zgjedhore.
Me iniciativë të shefit të shtabit zgjedhor të BDI-së, Bekim Nezirit, është mbajtur takimi i parë me shefin e shtabit zgjedhor të LSDM-së, Damjan Mançevski.
Neziri thotë se do të takohet edhe me kryesuesit e shtabeve zgjedhore të partive nënshkruese të marrëveshjes që garanton zgjedhje të besueshme në 11 dhjetor, atë të VMRO-DPMNE-së dhe PDSh-së.
“Qëllimi ynë është të kemi zgjedhje korrekte dhe demokratike, dhe shefat e shtabeve zgjedhore duhet të jenë në koordinim të vazhdueshëm për të parandaluar çfarëdolloj veprimi që mund të sillte në problem eventual gjatë fushatës”, ka deklaruan Neziri pas takimit.
