NBA, Lakers debutojnë me fitore, Denver thyen New Orleans
Surpriza më e madhe e mbrëmjes erdhi nga Houston ku Los Angeles Lakers bëri goditjen e madhe...
Surpriza më e madhe e mbrëmjes erdhi nga Houston ku Los Angeles Lakers bëri goditjen e madhe me një fitore të vështirë 120-114 ndaj Raketave. 34 pikë dhe 17 asistet që janë edhe një rekord për karrierën e Harden, nuk mjaftuan që Houston të debutonte me fitore këtë sezon.
Denver Nuggets triumfon në sfidën e parë sezonale të NBA por e gjithë vëmendja shkon për sulmuesin e New Orleans, Anthony Davis i cili e mbylli ndeshjen me 50 pikë në disfatën 107-102 të skuadrës nga Louisiana. Një ciklon i vërtetë rezultoi shtatlarti amerikan përballë Nuggets që dhuruan një paraqitje pozitive me 23 pikë të Nurkic, 22 të Barton dhe 15 të tjera nga Galinari.
Në Detroit, Toronto triumfoi 109-91 falë 40 pikëve të DeRozan. Në ndeshjet e tjera, Brooklyn u und nga Boston 117-122, Memphis u imponua në Minnesota 102-98, Sacramento kaloi Phoenix 113-94, ndërsa Miami triumfoi në derbin e Floiridas kundër Orandos 108-96.