Maqedoni
BDI: Fushata është zhvilluar në mënyrë demokratike
23.04.2014 19:00
Disa ditë para përfundimit të fushatës zgjedhore, BDI vlerësoi rrjedhën e fushatës zgjedhore, duke i cilësuar ato si fer dhe demokratike...

Disa ditë para përfundimit të fushatës zgjedhore, BDI vlerësoi rrjedhën e fushatës zgjedhore, duke i cilësuar ato si fer dhe demokratike.
Qytetarët kishin mundësi që të dëgjojnë ofertat e partive politike, por për fat të keq për dallim nga blloku politik maqedonas, ai shqiptarë, gjegjësisht BDI-ja, nuk pati konkurrent të denjë, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. Sipas tij, përderisa BDI-ja ka shkruar platformën me qytetarët, oponentët e tyre kanë shpërndarë iluzione të rrejshme.
“Për ne, t’u drejtohesh qytetarëve me letër personale, kryefamiljarëve, është respekt dhe vlerësim për vullnetin e tyre. Kurse të tjerët, në mungesë të guximit për të hyrë në kontratë me ta, tentojnë të hynë në kontratë me lider maqedonas, që sipas tyre, duhet ta përcaktojnë fatin tone”, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Osmani shprehet se votuesit më 27 prill do të dinë të bëjnë dallim mes përgjegjësisë dhe papërgjegjësisë, ndërmjet ofertës dhe shantazhit, si dhe do të dinë të vlerësojnë se kush bën marrëveshje në emër të popullit, e kush në emër personal.
SANIJE KASAMI
