Zgjedhjet parlamentare 2016, “Most” do t’i monitorojë me 3 300 vëzhgues
Asociacioni qytetar “Most” paralajmëron nisjen e monitorimit të zgjedhjeve parlamentare....

Asociacioni qytetar “Most” paralajmëron nisjen e monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit.
Darko Aleksov, kryetar i “Most”, tha se mbikëqyrjen do ta bëjnë 3 mijë e 300 persona në mbarë territorin e vendit. Sipas tij, do të vëzhgohet fushata parazgjedhore, puna e organeve zgjedhore, procesi i votimit dhe ankesat që do të pësojnë.
“Për këtë qëllim 80 vëzhgues veç më janë vendosur në të gjitha komunat e vendit dhe po ndjekin të gjitha aktivitetet e partive politike dhe institucioneve shtetërore. Gjithashtu po ndiqet edhe puna e organeve që po realizojnë zgjedhjet”,- deklaroi kryetari i Asociacionit “Most”, Darko Aleksov.
Prej sot nis kontrolli publik i listës zgjedhore dhe do të zgjasë deri më 11 nëntor. Aleksov porosit qytetarët të kontrollojnë të dhënat e tyre dhe të paraqesin parregullsitë eventuale.
“Të gjithë qytetarët mund të kontrollojnë se a janë në listën e zgjedhësve. Këtë mund ta bëjnë në zyrat rajonale të KShZ-së dhe në faqen online: izbiracki spisok.gov.mk. Inkurajoj qytetarët të paraqesin çfarëdo parregullsie në numrin falas të telefonit: 080 080 080.”,- tha kryetari i Asociacionit “Most”, Darko Aleksov.
Asociacioni qytetar “Most” promovoi edhe fushatën “Vota jote, e drejta jote”. Është përpunuar edhe video klip i cili rikujton qytetarët se nuk duhet të lejojnë presionet nga askush gjatë votimit. (Meral Ismaili, TVM2)
