Siri, rebelët sulmojnë rrethimin qeveritar në Alepo
Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut....

Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, rebelët kanë sulmuar me qindra raketa dhe kanë vrarë të paktën 15 civilë në Alepo.
Rebelët kanë shpërthyer gjithashtu edhe dy makina bombë në jugperëndim të vendit, prej të cilëve njëri ishte sulm kamikaz.
Sipas raportimeve të mediave lokale, rebelët kanë gjithashtu në objektiv të tyre edhe aeroportin ushtarak “al-Nayrab” në lindje të vendit. Zona përreth bazës ajrore, Hmeimim, pranë qytetit bregdetar të Latakias – aeroporti kryesor i përdorur nga forcat ajrore ruse – është po ashtu në shënjestër të ekstremistëve. Deri tani sulmet kanë ardhur nga rebelët jashtë Alepos, por kuptohet se kësaj ofensive do t’i bashkohen edhe ata që janë brenda qytetit. Kjo është përpjekja e dytë e rebelëve për të thyer rrethimin.
Në muajin gusht, ata hapën një korridor të përkohshëm në mes të lindjes dhe perëndimit, pasi qeveria për herë të parë i rrethoi tërësish ata në muajin korrik. Qyteti, dikur qendër ekonomike e Sirisë, ka qenë i ndarë në mes të dyja palëve që nga viti 2012.
Pothuajse 500 persona janë vrarë dhe 2.000 të tjerë janë plagosur, pasi forcat qeveritare, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, intensifikuan sulmet në lindje të qytetit një muaj më parë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
