Klub për pensionistët në Saraj, aktivitete të shumta për moshën e tretë
Në Saraj u hap Klubi i ri i pensionistëve....

Në Saraj u hap Klubi i ri i pensionistëve, që do të funksionojë si qendër ku mosha e tretë mund të kalojë kohën me aktivitete të ndryshme.
Klubi është ide e Shoqatës së pensionistëve, e cila është krijuar në mars të këtij viti.
“Këtu punohet me program. Shoqata jonë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, përpilon plan për aktivitetet që do të ndërmerren brenda muajit. Në atë plan apo program parashikohen tema të ndryshme, ligjërata të ndryshme që mbahen nga ekspertë të lëmive të ndryshme, të cilat në shumicën e rasteve kanë të bëjnë me moshën e tretë”,- tha Baki Kaiu.
Pensionistët shprehen të kënaqur, sepse atyre deri më tani u ka munguar një klub i tillë ku do të mbajnë takime të kohëpaskohshme dhe të shoqërohen, ata gjithashtu kanë mundësi të garojnë në loja të ndryshme, si ato të shahut, dominos dhe të tjera. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
