Sacramento Kings humbet në shtëpi ndaj San Antonio

28.10.2016 16:02

Sacramento Kings nuk arriti të inauguronte me një fitore impiantin e tij të ri...

Sacramento Kings nuk arriti të inauguronte me një fitore impiantin e tij të ri duke u mundur 102-94 nga San Antonio Spurs, me Kaqhi Leonard që ishte më i mirë për miqtë me 30 pikë të shënuara, ndërsa skuadrës vendase nuk i mjaftuan 37 pikët e DaMarcus Cousins.

Përpara 17.500 spektatorëve vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen me Cousins që ishte i jashtëzakonshëm në parket duke i dhënë të tijve një epërsi 38-32.

Gjithsesi në periodën e dytë, një 3 pikësh nga Pau Gasol afroi San Antonion deri në 2 pikë, por Sacramento me një rezultat të pjesshëm 10-0 mundi të shkëputej deri në 54-43. Spurs hodhën në parket australianin Patty Mills, që falë 3 pikëshave të tij arriti të shkurtojë diferencën.

Në periodën e 3-të të lojës, Leonard me disa 2 pikësha radhazi coi shifrat në 68-68, ndërsa me një goditje të lirë të saktë i dha epërsinë Spurs 69-68.

Kaq mjaftoi që teksanët të merrnin kontrollin e ndeshjes dhe fillimi i periodës së katërt pa San Antonion në një epërsi +9, për shifrat 80-71, ndërsa kjo diferencë u ruajt deri në rezultatin 98-89. Sacramento deri në fund u afrua me vetëm një pikë me rezultatin përfundimtar që ishte 102-94 për Spurs.