Maqedoni

Kançeska në Gjykatë për rastin “Tenderët”, Kançevska: akuzat-teatër i LSDM-së dhe PPS-së

28.10.2016 16:54

Teatër politik i LSDM-së të cilin e zbaton Prokuroria Speciale Publike. Kështu e kualifikoi rastin “Tenderët”...

Teatër politik i LSDM-së të cilin e zbaton Prokuroria Speciale Publike. Kështu e kualifikoi rastin “Tenderët”, të hapur nga PPS, ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska , e cila sot përreth tre orëve u mor në pyetje në Gjykatën Themelore Shkupi 1.
 
Sipas saj, LSDM deri më 11 dhjetor do të ndihmohet nga PPS për veprime politike. 
 
“Ky është teatër politik i organizuar nga Lidhja Socialdemokrate, ku Prokuroria Speciale Publike bashkëngjitet në këtë veprim politik me qëllim që t’i japë mbështetje të fuqishme LSDM-së në këtë periudhë e deri në mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor”,- deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.
 
Kançevska në të dalë nga gjykata nuk deshi të japë më shumë detaje rreth dyshimeve për keqpërdorim tenderësh.
 
Ajo shkurt tha se çfarë ka pasur të thotë në lidhje me rastin e ka thënë në konferencën për shtyp, pasi që PPS kishte publikuar lëndën ku ajo përfshihet si e dyshuar. 
 
Ministrja e Kulturës, Kançeska, është e dyshuar nga PPS për keqpërdorime të mjeteve shtetërore për ndërtimin e objektit të Muzeut të VMRO-së. 
 
SANIJE DURAKU