Kulturë

Festivali i Tetarit Shqiptar në Dibër, sonte në skenë dy shfaqe teatrore

28.10.2016 17:26

Në natën e katërt të Festivalit Shqiptar të Dramës, publiku dibran përjetoi edhe një emocion nga shfaqja “Karrigia e nxehtë”...

Në natën e katërt të Festivalit Shqiptar të Dramës, publiku dibran përjetoi edhe një emocion nga shfaqja “Karrigia e nxehtë”, me tekst dhe regji të realizuar nga Sokol Plakolli, në interpretim të Trupës nga kompania teatrore “Shkabat”, në bashkëpunim me Teatrin kombëtar nga Prishtina.
 
Është një shfaqje e absurdit, që kalon nga jeta e kësaj bote në botën e përtejme. Artisti, Enver Petrovci, paraqitet si një diktator, duke personifikuar Sllobodan Millosheviqin, ndërkaq Albina Muçaj paraqitet si e ëma e Sllobodanit, e cila gjatë gjithë shfaqjes e akuzon të birin për të gjitha krimet që ka bërë.
 
Sonte, në natën e pestë të festivalit, para publikut dibran do të paraqiten dy trupa teatrore, me pjesën “Kthimi nga Gjermania” nga Ilir Ajdini, me regji të realizuar nga Kastriot Saqipi, teatri “Ultra” në bashkëpunim me teatrin “Trajko Prokopjev” nga Kumanova dhe shfaqja e dytë vjen nga Teatri kombëtar i Prishtinës, me pjesën “Ballyturk” nga Enda Walsh, me regji të realizuar nga Qazmedin Nuredini.
 
ATLI DEMA