OSCE

Raport vjetor i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi

24.04.2014 10:48

Qëllimi i ngjarjes është informimi i opinionit për rezultatet nga puna e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi në vitin 2013, si dhe për burimet e përpunuara për praktikantët ligjor dhe partnerët social.........

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi dhe Misioni i OSBE-së në Shkup do të prezentojnë Raport vjetor të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi për vitin 2013, konstatimet e hulumtimit për shpalljet diskriminatore si dhe do të promovojnë Doracak për bazat diskriminuese.

Qëllimi i ngjarjes është informimi i opinionit për rezultatet nga puna e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi në vitin 2013, si dhe për burimet e përpunuara për praktikantët ligjor dhe partnerët social.

Raporti përfshin edhe analizë të të dhënave statistikore, prezentimin e rasteve konkrete dhe theksimin e strategjisë si të arrihet përmirësim dhe progres në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi.

Doracaku i lëshuar për bazat diskriminuese, përfshin interpretim të zgjeruar të bazave ekzistuese diskriminuese nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare.

Në pjesën e dytë të ngjarjes do të jepen konstatime konkrete nga raporti hetues "Diskriminimi në shpallet për punësim".