Botë
Marrëveshja për interkonjeksionin me Maqedoninë
28.10.2016 18:41
Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen me Gjermaninë për linjën e interkonjeksionit Shqipëri - Maqedoni...

Në aktivitetin e zhvilluar në godinën, kryeministri Edi Rama, duke përshëndetur zyrtarin gjerman, Hans Joachim Fuchtel, vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakushtëzuar të shtetit gjerman ndaj vendit tonë.
Ndërsa, sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Ministrinë Federale të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit të Republikës Federale të Gjermanisë Fuchtel, u shpreh se Gjermania do të investojë me projekte konkrete në Shqipëri, të cilat do të ndikojnë në fushën e ekonomisë, arsimit dhe energjisë.
Gjatë aktivitetit nuk munguan as batutat. Kryeministri, Edi Rama, duke iu referuar deklaratës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, se Shqipëria është e dyta për ekonominë pas Gjermanisë, u shpreh se ajo që Shqipëria synon ndaj Gjermanisë është ta mund në futboll.
LULJETA NDOKA
