Maqedoni

Ziadin Sela: Duam të ndryshojmë shtetin, jo vetëm pushtetin

29.10.2016 12:48

LR-PDSH nuk është shfaqur në skenën politike për përçarje, por për bashkim dhe këtë më mirë e tregon fakti i “Aleancës për Shqiptarët”...

Kështu u është përgjigjur Ziadin Sela akuzave të fundit se po përcan opozitën jashtëparlamentare shqiptare. Sipa SElës, LR-PDSH nuk është e  interesuar për pushtet por për të ndryshuar shtetin, atë shtet që 25 vjet është kundër shqiptarëve.
 
“E shikoni që po zhvillohet një betejë e madhe politike nga blloku politik maqedonas që kur përmendet dicka e vogël për shqiptarët ata thonë nnuk I japim asgjë mirë janë kështu si janë. Ka edhe disa subjekte që I shërbejnë herë njërës e herë tjetrës dhe heshtin . Nuk do presim që dikush të na I jap të drejtat por do ketë kushte për këto të drejta. BLIC (1.50)Ne e titulluam kongresin e parë rrugës së Arbërit në kujtim të Arbër Xhaferit,( BLIC) qe kishte NJË mesazh shumë të fuqishëm, do ecim rrugës së arbërit e Arbërisë, apo rrugës së Anadollit e Rusisë si ca subjekte të tjera”, tha Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së.
 
Lr –PDSH ëhstë e interesuar për një verdikt politik me qëllim që ti bashkojë të gjithë shqiptarët në jë tryezë bisedimesh tha Sela.
 
“Nuk është motivi ynë ti luftojmë shqiptarët. Motivi  ynë është ti bëjmw shqiptarët bashkë në emër të legjitimitetit e të arijmë shtetin e barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve këtu në RM. Gjuhën shqipe zyrtare në gjithë shtetin dhe ndarje të barabartë të buxhetit në mënyrë që të mirat e tatimeve që I paguajm në Tetov ti shohim në Tetovë”, shtoi Sela.
 
Sela ka akuzuar edhe BDI-në si fajtore për këtë gjendje në të cilën gjendet vendi dhe se po përpiqet të përvetësojë gjithcka që është bërë,  madje edhe shqiptarët.
 
Gjithashtu thotë se nuk ka asnjë media pas vetes, pasi nuk ka para për të blerë mediat, kjo sipas tij do të thotë se nuk ka as platform të shitur. Këto komente Sela I bëri në në Kuvendin zgjedhor të Rinisë në Tetovë.
 
VISAR SADIKI