Maqedoni
Punëtorët e krahut mezi sigurojmë punë për kafshatën e bukës
29.10.2016 14:20
Gjetja e një vendi të përhershëm pune periudhën e fundit është bërë mëse e pamundur, pothuajse për çdo ditë punëtorët e krahut I gjen po në të njejtin vend, posht Urës së Bit Pazarit...

Kushtet e vështira për jetëse I kanë detyruar këta njërëz që kafshatën e gojës ta kërkojnë në këtë vend, duke shpresuar se dikush do të paraqitet dhe do të ju ofrojë ndonjë punë fizike për te fituar sadopak para.
Dalin herët në orët e mëngjesit dhe qëndrojnë skaj trotuarit me orë të gjata deri në perëndimin e diellit, megjithate shumë here ndodh që të mos gjennë punë dhe të kthehen të dëshpëruar në shtëpi.
Punetoret e krahut ankohen se e kanë të vështirë të mbajnë familjen me këtë punë dhe me një social prej 2000 denarëve me të cilin nuk arrijne të mbulojnë as shpenzimet mujore.
“Presim prej në mëngjes deri në mbrëmbje, 500-600 den mundesh me I nxjerrë ma shume nuk ka.Sezonin e dimrit nuk ka punë,verës ka më shumë lëvizje 500-400 den . Këta thonë që ka punësime ku janë punësimet,çfarë punësime janë duke bërë, vetëm rethin e vet, nuk është puna vetëm të lavdërohen duhet të shikohet populli i cili me 500 den nuk mundet ti dërgon në shtëpi. Un për veti nuk mar social tjerët marin po qka do të bësh me 2000 den, rryma,uji harxhimet e shtëpisë nuk mundesh ti mbulosh”…
“Dita nuk kalon me 1000 den a na japin a nuk na japin.Verës ka më shumë pune, por e punon punën mir nuk ti japin paratë e punon punen keq nuk ti japin paratë të largojne. Ky shtet duhet ti shikoje njerezit se qysh jetojnë, papunë, me social 6 femije I ka te shtepia me 2000 den normal që nuk ka kurgjë”, thanë disa punëtor krahu.
Jemi në prag të sezonit të dimrit i cili nuk premton që këta njerëz të kenë shumë punë, por nuk kanë rrugëdalje tjetër ata këtë vend e kanë shpresen e tyre te fundit.
GAZMEND KURTISHI
