Maqedoni
Deponitë në vend, bombë ekologjike për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve
29.10.2016 14:52
Mbeturina të shpërndara dhe të pambuluara në deponi, mijëra tonë mbetje mbi tokë dhe trajtim jo adekuat. Kjo është pamja e shumë deponive komunale në vend...

Në Maqedoni nuk ka deponi që plotësojnë standardet evropiane për grumbullimin e mbeturinave. Prej gjithësej 54 deponi komunale, vetëm “Dislla" i plotëson standardet evropiane për grumbullimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e ambientit. Ajo është e vetme që posedon furë për ndezjen e mbeutrinave mjekësore.
Nga Ministria e Ekologjisë janë të vendijshëm për këtë problem dhe thonë se deponit në vend paraqesin bombë ekologjike për ambientin dhe shëndetin e qytetarëve.
“Duhet të jetë e mbrojtur toka, të vendosën shtresa të veçanta mbrojtëse të tokës. Mbeturinat duhet të deponohen, të trajtohen në mënyrë adekuate që të mos ketë ndikim negativ ndaj ambientit jetësor, të mos lejohen të ndoten ujërat nëntokësorë. Pastaj duhet mbyllja e rregullt e shtresave të mebturinave dhe në asnjë mënyrë nuk lejohet mbeturinat të jenë të pambuluara si dhe duhet të parandalohet djegja e pakontrolluar e tyre”, tha Ana Karanfillova Maznevska, udhëheqëse e sektorit për mbeturina pranë ministrisë së mjedisitë jetësor.
Se djegja e mbeturinave është problem serioz në Maqedoni këtë e konfirmojnë edhe Inspektoriati i Mjedisit Jetësor. Nga ky dikaster thonë se nga 100 inspektimet e kryera këtë vit është gjobitur vetëm një subjekt me 3.000 mijë euro për shkak se ka lejuar djegjen e mbeturinave në deponi, ndërsa deri tani janë shqipëtuar gjithësej 70 dënime për subjektet jurdike.
“Ne këtë vit kemi shqiptuar një denim në NP komunale e cila menaxhon me deponin e Kumanovës për shkak ndezjes dhe mos kontrollit të ndezjes së deponisë. Në përgjethësi inspektoriati i Mjedisit jetësor ka inspektuar 104 subjekte dhe të gjithë ata të cilat kanë pasur shkelje u është shqiptuar vendim me të cilin ata është dashur të marrin masa për tejkalimin e parregullësive të tyre, po që se nuk i respektojnë ato vendime e inspektorëve atëhere ata duhet të ballafaqohen me sanksione të tjera”, tha Hysni Thaçi, inspektoriat i mjedisit jetësor.
Shpëtimi i kësaj gjendje, thonë nga Ministria e Ekologjisë shihet vetëm me zbatimin e direktivave evropiane, sipas të cilave Maqedonia deri vitin 2020 është e obliguar me mjetet finasiare të BE-së të ndërtoj deponi rajonale me gjitha standardet evropiane për grumbulimin dhe menaxhimin e mbeturinave.
REXHEP QAMILI
