Maqedoni

Pas vërshimeve në Hasanbeg nisin punimet për rindërtimin e K.F ‘Fortuna’, banorët: S’kemi marrë dëmshpërblimin e plotë

29.10.2016 15:16

Pas vërshimeve të gjashtë gushtit, në stadiumin e klubit futbollistik ‘Fortuna’ në Hasanbeg kanë filluar punimet për kthimin e imazhit të vjetër të këtij tereni sportiv...

Klubi Fortuna punimet po kryen në bashkëpunim me ministrinë e ekonomisë, federatën e futbollit dhe disa kompani.
 
Pritjet janë që para stinorit pranveror, futbollistët e rinjë të stërviten këtu, pasiqë aktivitetet sportive po i kryejnë në klubin e futbollit Inxhikova.
 
“Ishte faza e parë që të tërhiqet I gjithë materiali I panevojshëm që gjendej në stadiumin e Fortunës. Në fazën e dytë do të duhet që të kryejmë punët të cilat parashikohin vendosjen e gypave për thithjen e ujit dhe faza e tretë janë krijimi I kushteve gjegjësisht meremetimi I plotë I dhomave të zhveshjes”, tha Safet Ademi, kryetar I K.F ‘Fortuna’.
 
“Pritjet tona janë që të arrijmë kushte normale për lojë, ku të rinjtë e këtij rajoni do të mund të merren me aktivitete sportive”, tha Dimitar Zisovski, përfaqësues i federatës së futbollit.
 
Ministri I ekonomisë Driton Kuçi nuk zbulon shumën totale të parave që do ta kthejnë në funksion stadiumin. Ai thotë se ekziston vullnet i mjaftueshëm për ta rimëkëmbur stadiumin ku do të kthehen ndeshjet e ligës së tretë.
 
“Vetëm ka filluar grumbullimi i mjeteve. Sipas informative të mia vetëm nga komiteti olimpik janë të lëshuara diku 12 mijë dollarë të parapara për zhveshtoret, të gjitha mekanizmat që do ti anagzhojë shteti, siç po shihni ka rezultat se është nivelizuar tereni, si dhe ndihma tjetër që do të ofrojë federata e futbollit. Këtu njëherësh bëj apel deri tek sportdashësit të ndihmojmë klubin e futbollit Fortuna”, tha Driton Kuçi, ministër i ekonomisë.
 
Ndërkohë që banorët e Hasanbegut ankohen se disa muaj pas vërshimeve nuk kanë marrë dëmshpërblimin e plotë të premtuar nga qeveria. Shumën që u’a ka dhënë shteti nuk mjafton për sanimin e plotë të dëmeve.
 
“Shumë pak kanë marrë, sa kanë dën nuk kanë marrë. Personalisht ne I kemi marrë 1 mijë e 500 euro. Me ato para dy kauçë smund ti marish, të flasim drejtë”…
 
“Dikujt më shumë, dikujt më pak I kanë paguar, njëjtë jo. Disa shtëpi atje ku jam dhe unë afër kanalit, as që e kanë paguajt siç duhet. Me 1 mijë euro çka bëhet, asgjë”...
 
“Kemi marrë vetëm 28 mijë denarë, të tjerat nuk i kemi marrë. Me ato para asgjë s’mund të blesh”, thanë banorët e Hasanbegut.
 
Vërshimet nga shirat e rrëmbyeshëm të gushtit shkaktuan dëme të mëdha në lagjen e Hasanbegut duke marrë edhe jetë njerëzish.
 
MERAL ISMAILI