Kulturë
Promovohet romani "Një sagë e vogël" e shkrimtarit Besnik Mustafaj
29.10.2016 16:16
"Një sagë e vogël" është titulli i romanit të shkrimtarit Besnik Mustafaj që u promovua në Librarinë e Carshisë...

Ky roman Është botuar tashme perveç se ne Tirane edhe ne France e ne Gjermani. Autori ka shtjelluar temën e burgut që mijëra shqiptarë kanë pësuar nëpër burgje për shkak të mendimeve, ideve, ëndrrave dhe idealeve.
“Kjo vepër ka patur një jehonë të madhe edhe në opinionin gjermano folës pasi dhe është botuar atje e para dhe e dyta tema e mprehtë dhe tepër aktuale fatkeqësisht e përmbajtje së kësaj vepre më rezultoi si arsyet kryesore të kësaj këmbnguljeje.Vepra një sagë e vogël është një satirë…që torturon njerëzit nëpër burgjet politike dhe I zhburrëron ato,I shpërfytyron dhe I bën të pavlershëm”, tha Hashim Baftjari, nga shtëpia botuese “Rezna”.
“Tema e jetës dhe vdekjes është temë qëndrore e romanit qëndron institucioni i burgut që si ankth i errët kishte rënduar familjen e Bardhyl Hutës dhe atë të Lindës.Burgu qëndron mes Osos dhe të birit Omerit mes Lulit e Lindës dhe mes Hiqmetit dhe të shoqes e të bijës .Ai pararcakton fatalitetin e jetës së dy familjeve nëpër gjenerata, së këtejmi fjala burg luan rolin e fjalës bërthamë në vepër”, tha Mirlinda Krifca-Profesoreshë Universitare.
“Një nga qëllimet e mia si shkrimtar ka qenë dhe mbetet të tregoj ndikimin që ka politika mbi fatin e individit, mbi fatin individual dhe jo thjesht kolektiv, dhe kjo është një vëmendje që ka lind shumë herë gjeneza e këtij libri e tregon shumë mirë”, tha Besnik Mustafaj, Autori i romanit “Një sagë e vogël”.
Besnik Mustafaj lindi më 23 Shtator të vitit 1958 në Bajram Curr(Tropojë). Ka karrierë të begatshme në sfera të ndryshme si mësues ,gazetar,përkthyes deputet etj.
Veprat më të njohura të tij janë: “Motive të gëzuara”, “Pragu i verës”, “Fytyrë burri”, “Bregu i lumit të kthjellët”, “Vera pa kthim”, “Shqipëria midis krimeve dhe mirazheve”, “Nje sagë e vogël”, “Daullja prej letre”, “Ditari i një ambasadori në Paris”, “Boshi”, “Autoportret me teleskop”, “Bishti i kometës”
VLORA LATIFI TOPOJANI
