Maqedoni
Forumi “Të rinjtë në procesin zgjedhor”, politikanët e rinjë kanë kapacitet për ndryshime
29.10.2016 16:44
Politikanët e rinjë shpesh herë kanë dëshmuar se kanë pjekuri dhe kapacitet të jenë liderë të vërtetë...

Politikanët e rinjë shpesh herë kanë dëshmuar se kanë pjekuri dhe kapacitet të jenë liderë të vërtetë, u tha në forumin me temë “Të rinjtë në procesin zgjedhor” ku pjesëmarës ishin 16-të politikanë të rinjë.
Nora Aliti nga BDI beson se politika i takon të rinjëve, por edhe gjeneratve të vjetra pasiqë është e rëndësishme përvoja e tyre e cila duhet të bartet tek të rinjtë.
“Eksperienca e ryre dhe ekspertizat e tyre nuk duhet të zhduken në asnjë çast por duhet të transformohet tek gjeneratat e reja. Jam po aq besim plotë se të rinjtë do ta justifikojnë besimin që u jepet”, tha Nora Aliti nga BDI.
Bëkim Fazliu nga PDSH tha se është e një rëndësie të veçantë që të rinjtë të jenë pjesëmarës aktiv në politikë, pasiqë politika vendos për të ardhmen e njerëzve.
“Politika vendos për kushtet se çfarë arsimi do të kemi, çfarë ekonomie do të kemi, çfarë standardi të jetës do të kemi. Prandaj mendoj se është e patjetërsueshme që rinia të meret aktivisht me politikë”, tha Bekim Fazliu nga PDSH.
Sipas Marinella Tusheva nga LSDM e nevojshme është të ndërtohen politikanë të cilët do të kenë sens që të dëgjojnë dallimet dhe respektojnë kundërshtarët.
“Do të jeni në pushtet, por edhe në opozitë. Gjithmonë është e rëndësishme të keni sens, të kemi sens që të ndëgjojmë tjetrin dhe ti nënshtrohemi ndikimeve të ndryshme”, tha Marinella Tusheva nga LSDM.
Borçe Stamov nga VMRO-DPMNE tha se të rinjëtë kanë detyrë të madhe në përmirësimin e komunikimin politik. Secili sipas tij brenda partive duhet të luftojë për angazhim më të madh.
“Është tejet e rëndësishme që secili në parti të luftojë për pjesëmarje më të madhe të të rinjëve brenda strukturave të partisë, ndikim më të madh në procesin e vendimarjes si dhe përpunimin e programeve zgjedhore”, tha Borçe Stamov nga VMRO-DPMNE.
Forumi u mbajt në organizim të institutit për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, të cilët janë të bindur se politikanët e rinjë me kapacitetet e dëshmuara mund të ndikojnë në ngritjen e dialogut politik dhe zhvillimin e demokracisë.
MERAL ISMAILI
