Basketboll
Fitorja e pare për Golden State, kampionët vazhdojnë me stil
29.10.2016 17:01
Në Smoothie King Center u zhvillua një nga sfidat më spektakolare mes New Orleans Pelicans dhe Golden State Wariors...

Finalistët e sezonit të kaluar u imponuan me rezultatin 122 - 114, duke e zbehur mbrëmjen e mrekullueshme të Anthony Davis, që realizoi 45 pikë për Pelicans, por që nuk mjaftuan për të marrë fitoren, pasi nga ana tjetër Kevin Durant dhe Klay Thompson me 30 dhe 28 pikë secili udhëhoqën Warriors drejt suksesit të parë në Konferencën e Perëndimit.
Cleveland Cavaliers shkëlqen edhe në sfidën e dytë të sezonit të rregullt në parketin e “Air Canada Center”, ku mposhti më vështirësi 94-91 Toronto Raptors. Forma e shkëlqyer e De Rozan me 32 pikë në total nuk u mjaftoi kanadezëve për t’u hakmarrë për humbjen në finalen e Konferencës së Lindjes sezonin e kaluar. Kampionët, të udhëhequr nga Irving dhe James, që shënuan 26, respektivisht 21 pikë, dominuan në pjesën e parë, në fund të së cilës krijuan një shkëputje prej 10 pikësh, por në fund të periodës së katërt Raptors arritën të barazonin tre herë. Megjithatë, 44 sekonda para rënies së sirenës për përfundimin e ndeshjes, një trepikësh i realizuar nga Irving rezultoi vendimtar për suksesin e Cleveland.
Nga sfidat tjera, veqojmë humbjen e re të Miamit, tani nga Charlotte si dhe triumfin e pare sezonal të Houstonit, që e mposhti Dallasin në derbin e Teksasit.