Botë

Mosul, ISIS ekzekuton 232 civilë, mijëra po përdoren si mburoja

29.10.2016 17:18

ISIS ka ekzekutuar të paktën 232 persona në qytetin irakian të Mosulit e po përdor mijëra të tjerë si mburoja...

ISIS ka ekzekutuar të paktën 232 persona në qytetin irakian të Mosulit e po përdor mijëra të tjerë si mburoja njerëzore kundër forcave irakiane që po i afrohen gjithnjë e më shumë bastionit të tyre të fundit.
 
Vrasja masive e atyre që nuk u ishin bindur urdhërave të grupit u kryen të mërkurën, sipas Agjencisë për Dretjat e Njeriut të OKB-së.
 
Rreziqet e mëdha me të cilat përballen të paktën 1 milionë njerëzit e bllokuar në Mosul, konfirmohen edhe nga vetë banorët.
 
Forcat irakiane të mbështetura nga trupa aleatë dhe koalicioni i drejtuar nga Amerika po ndërmarrin një ofensivë të shkallës së gjërë për çlirimin e Mosulit nga ekstremistët.