Maqedoni
Shekerinska, kujdes spitalor pa pagesë për të gjithë qytetarët
29.10.2016 17:43
Nënkryetarja e LASDM-së Radmilla Sheqerinska premtoi kujdes spitalor pa pagesë për të gjithë qytetarët pavarësisht nga gjendja e tyre financiare apo sociale...

Ajo tha se qytetarët e Maqedonisë meritojnë shëndetësi publike të arritshme dhe me cilësi.
“Prandaj, Plani ynë për jetë në Maqedoni merr përsipër si obligim, trajtim të lirë spitalor për të gjithë qytetarët. Kjo do të thotë se do të shfuqizojmë participimin në spital dhe çdo qytetar, pavarësisht nga gjendja e tij financiare apo sociale të mundet të ketë trajtim në spital, kur ajo është më e nevojshme, dhe atëherë kur ka probleme të mëdha. Ne nuk do të lejojmë që të vazhdojë praktika në spitale, klinika, të ketë një mungesë të madhe të barnave. Qytetarët e Maqedonisë kanë të drejtë për të pasur barna cilësore në shtëpi dhe në spital”, tha Radmilla Sheqerinska, nënkryetare e LSDM-së.
