AFGANISTAN
Një gardian në një spital në Afganistan vrau tre të huaj
24.04.2014 11:02
Shefi i policisë lokale Hafiz Kan deklaroi se gardiani herët në mëngjes papritur ka filluan të gjuajë në spitalin "Kjur" në pjesën perëndimore të Kabulit.........

Policia afgane sot njoftoi se një gardian në një spital në Afganistan paprtur ka hapur zjarr dhe vrau tre të huaj, ndërsa edhe një person është lënduar më rëndë.
Shefi i policisë lokale Hafiz Kan deklaroi se gardiani herët në mëngjes papritur ka filluan të gjuajë në spitalin "Kjur" në pjesën perëndimore të Kabulit.
Kan theksoi se njëri nga tre të vrarët ka qenë mjek, si dhe se sulmuesi është anëtar i Forcave të mbrojtura të policisë afgane, i sistemuar që ta mirëmbajë sigurinë në spital.
Kombësia e tre viktimave tani për tani nuk është bërë e ditur.
