Botë
Kajro, reshjet e shiut shkaktojnë 15 viktima
29.10.2016 19:03
15 persona kanë vdekur dhe 47 të tjerë janë plagosur si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë filluar nga dita e enjte në Egjipt...

7 persona humbën në qytezën Ras Gharib, ndërsa 8 të tjerë vdiqën pasi dy autobusë u përmbysën nga përmbytjet në qytezën Sohag 500 kilometra në jug të Kajros.
Autoritetet vendase kanë mbyllur disa rrugë kryesore, pasi shumë makina janë ‘zënë në kurth’ nga masa e madhe ujore.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që disa qyteza kryesore të jenë nën ujë, dhe masa të rrepta janë marrë në pritje të përkeqësimit të motit të paqëndrueshëm.
