Maqedoni

Në mëngjes më ftohtë në Berovë dhe Mavrovë

30.10.2016 12:01

Në mëngjes në Berovë dhe Mavrovë ishte më ftohtë, me temperatura të matura minus dy gradë Celsius, ndërsa më e lartë ishte temperatura në Dojran, 10 gradë Celsius...

Sipas DPHM-së, në orën 7:30 në Lazaropole ka qenë zero gradë Celsius, në Tetovë dhe Manastir një, në Krushevë, Kriva Pallankë dhe Dibër dy, në Strumicë, Demir Kapi, Pozharane, Pozhar, Shkup - Petrovec dhe Prilep tre, në Shtip, Pretor dhe Ohër katër, në Vinicë pesë, në Topollçan, Gurishte dhe Shkup - Zajçev Rid gjashtë, ndërsa në Kumanovë dhe Gjevgjeli shtatë gradë Celsius.
 
Moti  sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, me erë mesatare nga drejtimi verior, posaçërisht përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore. Temperaturat maksimale do të lëvizë prej minus 12 deri në 19 gradë Celsius, në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në 15 gradë Celsius.
 
Ashtu siç informon DPHM, deri kah mesi i javës do të mbisundojë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë veriore mesatare. Të enjten kah fundi i ditës dhe gjatë natës së premte do të ketë rritje të vranësirave me shi lokal./Mia