Maqedoni
Familja 5 antarëshe rezikon të mbetet rrugëve
30.10.2016 14:25
Familja Berisha, pas 5 muajsh banim me qera, detyrohet ta lëshojë banesën sepse nuk ka mundësi ta paguaj qeranë..

5 antarët e kësaj familjeje rrezikojne qe te mbeten rrugëve, sepse nuk kanë streh mbi kokë. Kryefamiljari, I cili vuan nga semundjet e zemres duhej t’i nënshtrohej një operacioni por shkak I gjendjes së rënduar sociale ai vazhdon të vuaj nga semundja duke mbetur i paaftë për punë.
“Ne gjendemi këtu qe 5 mujë, jemi me qera por duan te na nxjerrin prej këtu se qeraja është e madhe dhe ne nuk kemi me paguar. Qeraja është e madhe, 200 euro, ne nuk kemi te paguajm dhe duan te na nxjerrin në rrugë. Shtepine kanë filluar ten a e ndreqin, na ka mbetur në gjysem, nuk kemi ku të shkojmë. Kerkojme ndihme, dikush kush mund të na ndihmoje. Unë jam I semurë nga zemra dhe tensionit te gjakut prandaj nuk kam pasur mundësi te shkoj në mjek”, tha Harun Berisha, kryefamiljar.
Zonja e shtepise thotë se e humb vetëdijen dhe kontrollin shumë shpesh, kjo anomali I paraqitet asaj aq shpesh sa qe si pasoje detyrohet përballet edhe me frigen per femijet e saj qe te mos I lendoje.
Si pasoje gjiutashtu dy femijet e familjes Berisha ka ndodhur qe me tu kethyer nga shkolla te kene ngelur edhe pa ngrene buke me dite te tera.
“E humb vetëdijen, s’di ku jam. Fëmijet kanë frikë, janë të vegjël. Vështirë është të mbesësh në rrugë, tash po afrohet dimri me dy fëmijë ku të shkojmë. Për Zotin kemi heq keq edhe për të ngrënë, ka bo vaki edhe për buk kemi duruar, brengosem për fëmijët për vete rri edhe pa buk”, tha Nebahat Berisha.
Fëmijët e kësaj familje janë nxënës shembullorë në shkollë, por edhe shumë të kuptueshëm, ata asnjëhër nuk I ngarkojnë prindërit përtej mundësive sepse janë të vetëdijshëm që nuk kanë.
“Kur dal në pushim nuk kam me ngrënë sikur shoqet, sepse babai nuk ka. Kur vijmë në shtëpi nëna nuk mund ta bën bukën, është e sëmurë, por edhe nuk kemi”, tha Bushra Berisha, vajza.
Shtëpinë të cilën e kanë nisur ju ka mbetur në gjysmë, pa kulm dyer dhe dritare. Ata kërkojnë ndihmën e bamirësve tu ndihmojnë ta ndërtojnë, qoftë edhe një dhomë ku do të mund të fusin kokën gjatë dimrit sepse nuk kanë asnjë të ardhur.
Ndihmoni në: 070/493-361
FARIJE DUATI BAKIU
