Maqedoni
Ndotja e ajrit, pasojë nga mos kujdesi i subjekteve dhe qytetarëve
30.10.2016 14:51
Djegja e drunjëve të njoma, numri i madh i automjeteve, ndezja e mbetjeve të mobiljeve...

Djegja e drunjëve të njoma, numri i madh i automjeteve, ndezja e mbetjeve të mobiljeve, ndërtimet e paplanifkuara dhe djegja e vajrave të ndryshëm të makinave për nxemjen e autoserviseve, edhe këtë vit mbeten ndotës potencial i ajrit në Shkup.
Inspektorët e Inspeketoratit të Mjedisit Jetësor, informojnë se në këtë periudh janë duke punuar në detektimin e faktorëve që ndikojnë në ndotjen e ambientit.
Ata thonë se deri tani nuk ka pasur shkelje të mëdha të ligjit për ndotjen e ajrit, por situata duhet të mbahet nën kontroll me ndotësit e “vegjel” të ajrit.
“Këtë vit ne nuk kemi gjobitur akoma asnjë subjekt për shkak se ende nuk kemi hasur në ndotës të tillë, përndryshe vitet e kaluar kemi gjobitur në mas të madhe subjekte të cilat kanë shkelur ligjin për ndotjen e ambientit jetësor. Rastet e inspektimit të cilat ne i kemi bërë viteve të kaluara kanë rezultuar që këtë vitë të mos kemi djegje të vajrave të përdorura në autoserviset”, tha Hysni Thaçi, inspektoriat i mjedisit jetësor.
Një ndër masat e propozuara nga ky dikaster për të pasur ajr më cilësor gjatë stinës së dimrit, janë vozitja e makinave sipas modelit “Çift, tek të numrit të targave” ndalesa e kryersjes së veprimatrive ndërtimore gjatë periudhës kur ka më shumë ndotje të ajrit dhe blerja e drunjve me kilogram.
Këto masa thotë Thaçi duhet përdorur patjetër në rast se grimcat PM fillojnë të tejkalojnë nivelin për 5 ditë më rradh. Nga ana tjetër, Qyteti i Shkupit në një komunikat me shkrim informon se vazhdojnë me implementimin e masave për përmirësimin e ajrit në Shkup, përmes aktivizimit të transportit publik gjatë stinës së dimrit dhe projektit për subvencionim të qytetarëve për të blerë koftore me peleta.
“Në rrjedhë është realizimi i projektit për subvencionimin e qytetarëve për të blerë koftore me peleta, për relaizimin e të cilit Qyteti i Shkupit ka ndarë rreth 5 milion e 900 mijë denarë. Ky projekt ka ngjall interesim të madh te qytetarët dhe me këtë masë është inicuar zëvendësimi i koftoreve të vjetra me drunj të cilët ndotin ajrin”, thanë nga qyteti i Skupit.
Deri tani nga Inspektoriati i Mjedisit Jetësor nuk është regjistruar tejkalim i PM grimacave në Shkup.
REXHEP QAMILI
