KOSOVË-TURQI

Isler: Xhamia e Sinan Pashës dëshmon vëllazërinë kosovaro-turke

24.04.2014 11:11

Zyrtari i lartë i Qeverisë së Turqisë me këtë rast ka shpallur të përmbyllur restaurimin e tërësishëm të këtij objekti të trashëgimisë kulturore, që njihet edhe si njëra prej perlave të Prizrenit.......

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Emrulah Isler, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, të mërkurën në Prizren ka përuruar përfundimin e punimeve në rregullimin e hapësirës së oborrit të Xhamisë së Sinan Pashës, në të cilin projekt autoritetet turke kanë investuar rreth 300 mijë euro.

Zyrtari i lartë i Qeverisë së Turqisë me këtë rast ka shpallur të përmbyllur restaurimin e tërësishëm të këtij objekti të trashëgimisë kulturore, që njihet edhe si njëra prej perlave të Prizrenit.

Madje, ai ka shprehur qëndrimin se kjo trashëgimi është dëshmi që simbolizon vëllazërinë dhe miqësinë ndërmjet popujve të Kosovës dhe Turqisë. (koha.net)