Maqedoni

Zaev vizitoi bujqit në Mogillë, premtoi 160 milionë euro në vit subvencione

30.10.2016 15:27

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në takimin e zhvilluar me bujqit e Mogillës, prezentoi masat e partisë dhe programin për bujqit...

Ai fermerëve u premtoi 160 milion euro subvencione në vit.  Sipas tij shteti duhet të sigurojë plasman të sigurtë të prodhimeve bujqësore, përmes tregjeve të reja dhe planifikimit të prodhimtarisë në pajtim me nevojat e tregut vendor dhe të tregjeve tradicionale ku shiten prodhimet bujqësore të vendit.
 
“Mundësia e parë është subvencionet ti marrin atëherë kur të  kenë nevojë. Për prodhuesit e frutave,  do të arrijnë në perudhën e muajve mars, prill, kur  nis  sezona e prodhimit. Për prodhuesit e grurit do të jetë në shtator, tetor, kur përfundon korrja e drithërave dhe fillojnë përgatitjet për sezonën e ardhshme. Për blegtorët do të jetë qershor, korrik kur ushqimet për bagëtinë janë me çmime më të ulëta dhe  për blegtorët që kujdesen  për kultivimin e shtazëve. Në të njëjtën kohë për furnizimin e çdo bagëtie të re, do të ketë subvencion më të lartë për 30% me qëllimin përfundimtar për tu rritur kope te  fermerët. Për çdo hektar të ri të tokës bujqësore do të miratojmë subvencion  më të lartë për 20% që mesatarisht është 2.500 denarë më shumë, në krahasim me atë që sot jepet për hektar”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.