Maqedoni

Asfaltohet rruga në “Lagjen e trimave”

30.10.2016 16:31

Pas përfundimit të punimeve rreth rregullimit të kanalizimit dhe ujësjellësit, në “Lagjen e trimave” ka filluar edhe asfaltimi i rrugës...

Pas përfundimit të punimeve rreth rregullimit të kanalizimit dhe ujësjellësit, në “Lagjen e trimave”  ka filluar edhe asfaltimi i rrugës, ku para 18 muajsh u zhvilluan luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit kaluar.  
 
“Nga sot kjo rrugë asfaltohet pas kanalizimit të ri , ujësjellësit të ri , ja edhe asfalti shtrohet. Urime banorëve të kësaj lagje që ta gëzojnë asfaltin”...
 
“Ky asfalt është bërë një punë e mirë , pas shumë premtive që na janë dhanë, ja erdhi ky moment, i falenderojm të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për këtë rrugë” thanë banorët e anketuar.
 
Asfaltimi i kësaj rruge është një aktivitet i shumë pritur nga banorët lokal, kurse realizohet  në kuadër të programit të paraparë komunal për asfaltimin e rrugëve deri në fund të këtij viti.
 
Nexhat Aqifi