Maqedoni

VMRO-DPMNE ‘sulmon’ PPS-në, Milloshovski: Specialja dorë e zgjatur e LSDM-së

30.10.2016 16:58

VMRO –DPMNE akuzon Prokurorinë Publike Speciale se është dorë e zgjatur e LSDM-së duke ftuar anëtarë të VMRO-DPMNE-së të dëshmojnë nën presion...

Antonio Milloshovski thotë se Katica Janeva kështu po ndihmon liderin opozitar maqedonas Zoran Zaev që para zgjedhjeve të shpërqëndrojë vëmendjen e opinionit nga temat ekonomike dhe projektet.
 
Milloshovski porosit prokurorinë speciale por edhe Zoran Zaev se trysnitë e tilla nuk do të kalojnë.
 
“Anëtarë të ekipit të Janevës me shantazhe dhe premtime boshe po detyrojnë anëtarët e VMRO - DPMNE-së të japin dëshmi të rreme. Shpesh herë u thonë: askush nuk do t’u thotë faleminderit nëse nuk jep deklaratë adekuate, bëhu I mençur pasi tani je i thirur si dëshmitarë në prokurori speciale dhe na jep dëshminë e nevojshme, nëse jo atëherë rradhën tjetër do të ftohesh si i akuzuar. Ata nuk do të kujdesen për familjen tënde, ne mund të të ndihmojmë nëse na jep deklaratë të mirë në shërbim të prokurorisë”, tha Antonio Milloshovski, nga VMRO-DPMNE.
 
Milloshovski thotë se periudhën që vjen Janeva ka ftuar numër të madh anëtarësh dhe aktivistë të VMRO-DPMNE-së për të dëshmuar mbi lëndë të caktuara.
 
Ai fton gjithë ata që të veprojnë në bazë të ligjit duke paraqitur çdo trysni, njëherësh duke u ofruar ndihmë juridike atyre.
 
Milloshovski thotë se veçmë kanë paditur tre prokurorë për vepër penale keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës.
 
Ndërkaq ndaj një të punësuari në MPB, I cili konsiderohet bashkëpunëtorë I afërt i Zaev dhe Janevës është ngritur padi për ofrim të rryshfetit për dhënien e dëshmisë së rreme.
 
MERAL ISMAILI