Maqedoni
Në klinikën për onkologji lëshohet në përdorim CT simulatori për sëmundjet malinje
30.10.2016 17:38
Në Klinikën për onkologji pranë Qendrës klinike "Nëna terezë", është lëshuar në prëdorim CT simulatori....

Në Klinikën për onkologji pranë Qendrës klinike "Nëna terezë", është lëshuar në prëdorim CT simulatori i ri që shërben për ngritje serioze të cilësisë së terapisë për të sëmurët nga sëmundjet malinje.
"Bëhet fjalë për pajisje më bashkëkohore të sofistikuar me të cilën sso të zëvendësohet simulatori i vjetër ekzistues i cili ishte jashtë përdorimit mbi 14 vite.
Simulatori i ri është tetë herë më preciz dhe më i lehtë për përdorim nga ana e mjekëve.
“Bëhet fjalë për furnizim prej 37,2 milionë denarëve, me çka është vënë në funksion CT simulatori i ri më bashkëkohor në vend, diçka pa të cilin është e paimagjinueshme puna në këtë klinikë sepse secili pacient para se të fillojë me terapinë rrezatuese, duhet të kalojë në një CT simulator të këtillë. Simulatori i ri do të funksionojë me 10 -5 pacientë në ditë, që është plotësisht mjaftueshëm për t'i mbuluar të gjitha nevojat në vend”, tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.
“Aparati ka rezolutë shumë më të mirë dhe është i gjeneratës shumë më të re, ndërkaq punon me shpejtësi 16 herë më të madhe. Në të është i kyçur zehktori kontrast i cili do të mundësojë të bëhen të gjitha metodat kontraste të cilat japin pasqyrë shumë më të saktë për furnizimin me gjak të tërë rajonit që duhet të përfshihet në planin rrezatues. Pasqyra është me performanse shumë më të mira, dendësia lexohet automatikisht më mirë”, tha Millan Risteski, drejtori i klinikës për onkologji.
CT simulatori i vjetër, i cili ende është në funksion, planifikohet të dislocohet dhe të vendoset në Manastir, që do t'u ndihmon pacientëve nga ajo pjesë e vendit, që të mos udhëtojnë në Shkup.
VLORA LATIFI TOPOJANI
