Maqedoni

Ahmeti në mesin e të rinjve të BDI-së, prioritet barazia ekonomike dhe shteti i së drejtës

30.10.2016 18:34

Lideri I BDI-së Ali Ahmeti para të rinjve theksoi disa nga të arriturat e partis që drejton si dhe prioritetet të cilat do të inkorporohen në platformën e kësaj partie...

Theks të veçantë i kushtoi  barazisë ekonomike shtetit të së drejtës dhe përfundimit të çështjes që ka të bëjë me zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe.
 
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti mes tjerave ka folur edhe për Prokurorinë speciale. 
 
Ai ka goditur edhe partitë opozitare shqiptare në Maqedoni, duke i porositur se "nuk kanë takat dhe imunitet" që të përballen me partinë e tij.
 
Ahmeti gjithashtu ka drejtuar edhe kritika ndaj partisë opozitare maqedonase, për të cilën theksoi se ata po sillen si shpëtimtarë të shqiptarëve, për të marrë votat e shqiptarëve, por se BDI-ja u ka qëndruar në krahë shqiptarëve dhe se BDI-ja ka sakrifikuar gjithçka që t’u dalë në ndihmë shqiptarëve.
 
Me tubimin e sotëm të rinisë partiake partia e Ahmetit e nisi fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Maqedoni, që duhet të mbahen më 11 dhjetor.
 
BESIM ABDULLAI