LIGA E KAMPIONËVE

Reali fitoi betejën, por jo edhe luftën me Bajernin

24.04.2014 11:14

Edhe pse ndoshta nuk është ndonjë epërsi e madhe kjo e arritur në ndeshjen e sontshme në “Santiago Bernabeu”, kjo fitore megjithatë ka lënë të kënaqur me siguri trajnerin Karlo Ançeloti, i cili edhe para takimit kërkonte që skuadra e tij të shënojë fitore pa pranuar asnjë gol……..

Reali i Madridit ka shënuar fitore minimale 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Evropian kundër Bajernit të Munihut. Edhe pse ndoshta nuk është ndonjë epërsi e madhe kjo e arritur në ndeshjen e sontshme në “Santiago Bernabeu”, kjo fitore megjithatë ka lënë të kënaqur me siguri trajnerin Karlo Ançeloti, i cili edhe para takimit kërkonte që skuadra e tij të shënojë fitore pa pranuar asnjë gol.

Dëshira e strategut italian u plotësua, por se sa do të mundet që Reali të ju bëjë ballë sulmeve të “bavarezëve” në ndeshjen e kthimit në “Alianc Arena”, ajo mbetet të shihet vetëm një javë më pas kur në program do të jetë ndeshja e kthimit.

Ndryshe më i merituari për fitoren e “madrilenëve” në takimin e sontshëm ishte KARIM Benzema i cili  në minutën e 19-të realizoi golin e vetëm, kur në mënyrë të përkryer u shërbye nga ana e portugezit Fabio Koentrao.

Kësisoj ekipi i Karlo Ançelotit siguroi epërsi minimale para ndeshjes së kthimit në “Alianc Arena”, duke vazhduar në këtë mënyrë edhe ëndërrën për titullin e 10-të rekord në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian.

Në anën tjetër “bavarezët” nëse dëshirojnë të mbrojnë titullin e vitit të kaluar në ndeshjen e kthimit që në program është të martën e ardhshme, do të duhet të tregohen më të saktë në sulm, pasi ky repart sonte dështoi tërësisht, edhe pse në pjesën më të madhe të ndeshjes Bajerni i Munihut kishte dominimin e topit. (infOSport.mk)