Moti sot do të jetë me diell

31.10.2016 09:07

Moti sot do të jetë me diell dhe më i freskët...

Moti sot do të jetë me diell dhe më i freskët,  dhe pasdite me  vranësira mesatare lokale pasdite. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar, nga drejtimi verior. Temperatura maksimale prej 10 deri 16 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe më i freskët, me vranësira të vogla deri mesatare pasdite. Do të fryjë erë mesatare, kurse kohë pas kohe edhe e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 13 gradë.

Deri të mërkurën do të jetë moti stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit. Nesër do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore, e cila pasdite do ta ndryshojë drejtimin në jugor. Të mërkurën dhe të enjten do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër disa fushëgropa. Të enjten do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës drejt të premtes edhe reshje të shiut, posaçërisht në pjesët perëndimroe dhe veriore.