Java e librit italian
Instituti Dante Aligeri në bashkëpunim me libraritë Kultura...

Instituti Dante Aligeri në bashkëpunim me libraritë Kultura, Matica, Tri, IliIli, Magor, Ikona, Antolog dhe Literatura.mk prej sot e deri më 5 nëntor organizon Javën e librit italian.
Libraritë do t'u kushtojnë një pjesë të hapësirës së tyre ekspozuese librave nga autorë italianë, ndërsa disa, librat do t'i shesin me zbritje.
Në kuadër të manifestimit i cili është pjesë e Javës së XVI të gjuhës italiane në botë, më 3 nëntor, në Qendrën multimediale të Fakultetit filologjik "Bllazhe Koneski" do të hapet edhe ekspozitë e posterëve nga punëtoria e studentëve të Fakultetit për arte figurative dhe Fakultetit filologjik.
Pas hapjes, ilustratori italian dhe disejnuesi grafik Serxho Olivoti do të mbajë ligjeratë videokonferenciale. (mia.mk)
