NBA

San Antonio bie në sfidën e dytë ndaj Dallasit

24.04.2014 11:18

Edhe pse Manu Ginobli zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira të stinorit duke shënuar 27-pikë, kryendeshja teksane këtë radhë shkoi në te mirë të Dallasit.....

Edhe pse triumfoi në sfidën e parë te perfundimtares skuadra më e mirë e stinorit të rregullt në NBA u dorëzua pa kushte në takimin e dytë. Në “AT&T Center” të Texasit San Antonio Spurs u mposht me rezultatin e thellë 113-92 nga Dallas Mavericks duke bërë që të barazohet në 1-1 seria e perfundimtares.

Edhe pse Manu Ginobli zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira të stinorit duke shënuar 27-pikë, kryendeshja teksane këtë radhë shkoi në te mirë të Dallasit, transmeton Supersport.

Sfida nisi e baraspeshuar me dy skuadrat që përpiqeshin të studionin në maksimum lojën e njëra-tjetrës. Periudha e parë u mbyll me rezultatin 24-23 në favor të Mavericks. San Antonio mori kryesimin që në fillim të 12-minutëshit të dytë kur Ginobili realizoi nga vija për tre pikë. Megjithatë pavarësisht kësaj Dallas kishte një haperim më shumë në këtë përballje dhe të udhëhequr edhe nga Monta Ellis e Shawn Marion që realizuan 21 dhe 20 pikë, arriti ta mbyllte pjesën e parë me një epersi prej 5 pikësh në te mirë të tij. Vetëm pak sekonda pas pushimit Marion pasi u shërbye saktë nga spanjolli Jose Calderon realizoi nga vija për tre duke e zgjeruar në 8 pikë epersinë e miqve.

Gjithsesi skuadra e drejtuar nga Gregg Popovich u përpoq të reagonte dhe ngushtoi disi shifrat me francezin Tony Parker. Por që nga ky moment sfida mori vetëm një drejtim me Dallasin që filloi të shkëputej ndjeshëm. Falë edhe lojës së mirë të Ellis dhe Nowitzkit ekipi i drejtuar nga Rick Carisle e pa veten në një epersi prej 13 pikësh në përfundim të periudhës së tretë, me tabelën elektronike që rregjistronte rezultatin 88-75 në favor të Maverciks. 12-minutëshi I fundit I shërbeu miqëve për t’ia bërë edhe më të hidhur humbjen San Antonios. Rënia e sirenës nxorri në pah fitoren fantastike të Dallasit me shifrat 113-92, një sukses ky që I mungonte Mavericks që prej 10 takimesh në përballjet direkte me Spurs.