Qarkullimi pa ndalesa nëpër rrugë të thata

31.10.2016 10:16

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të kihet kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.

LAMM i paralajmëron drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm me shpejtësi të zvogëluar të automjeteve në vendet në të cilat kryhen punime në rrugë dhe t’u përmbahen udhëzimeve nga sinjalizimi i sapovendosur rrugor. (mia.mk)